Qellimi Yne
Qellimi yne kryesor eshte dhenia e cilesise e asistences ligjore, e konsulences dhe perfaqesimit te paleve ne gjykimet penale, civile, administrative dhe familjare, ne realizimin e mbrojtjes gjate procesit te hetimit paraprak dhe gjykimit, ne te gjitha shkallet e gjykimit.
Studio ofron sherbime juridike:
1. Ne fushen e se drejtes civile per konfliktet e pronesise, te detyrimeve, te trashegimise, familjare etj;
2. Ne fushen administrative, duke ju drejtuar “Memo”, institucioneve dhe organeve te tjera shteterore, kundershtim i vendimeve te administrates shteterore, ne rruge administrative dhe gjyqesore, ndjekje procedurash te te gjitha llojeve perpara organeve administrative etj;
3. Ne fushen e te drejtes tregtare, ku perfshihet, perpilimin dhe redaktimi I akteve te shoqerive tregtare, ndjekja e procedurave te regjistrimit te tyre, kryerja e veprimeve te tjera te domosdoshme dhe dhenia e konsulencave juridike ne vazhdimesi te ketyre shoqerive, kur ata ndjejne nevojen per informacion ligjor dhe per te bere nderhyrjet e nevojshme ne aktet e themelimit te shoqerive tregtare.
4. Ne fushen e te drejtes financiare, duke garantuar bashkepunim ne zgjidhjen e ceshtjeve me ekspert kontabel te licensuar, te cilet profesionalisht jane shume te afte e te suksesshem, me te cilet kemi bashkpunim te perhershem.
Ne fushen e legjislacionit fiscal, i cili njihet mjaft mire, duke bashkepunuar kur cmohet e nevojshme edhe me eksperte te licensuar, te cilet bashkepunojne me Studion, ne vazhdimesi.
5. Ne fushen e te drejtes familjare, duke njohur shume mire legjislacionin e familjes, problemet e rendesishme psikologjike, qe kane te bejne me marredheniet prind-femije, nxenes, mesues, te cilet i vene ne sherbim te paleve qe kerkojne zgjidhjen e marteses dhe qe duan te rregullojne marredheniet prind femije, si dhe ne pjestimin e pasurise te paluajtshme te vena gjate bashkjeteses.
6. Ne fushen e te drejtes penale, ne te gjitha ceshtjet dhe problematikat, qe ajo trajton, duke realizuar mbrojtje te kualifikuar, ne procesin e hetimeve paraprake dhe ne te gjitha shkallet e gjykimit, ne njohjen e vendimeve penale te huaja ne Republiken e Shqiperise dhe marredheniet me autoritetet e huaja ne fushen penal, qe kane te bejne me ekstradimet.
Veprimtaria ne fushat e siperpermenduara eshte gjitheperfshirese, duke filluar studimi i materialeve, konsulencat juridike, studimi dhe trajtimi I dosjeve penale apo civile, adminstrative, familjare etj, e vendimeve dhe urdherave administrative te leshuara nga organet e administrates shteterore, pergatitja e Memove, kerkese padive, kerkesave ankimore, Rekurseve, kerkesave para Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates Europiane e te Drejtave te Njeriut. Ajo ndjek dhe perfaqeson ceshtjet e mesiperme, ne te gjitha shkallet e gjykimit, gjate ekzekutimit te vendimeve penale, civile, administrative si dhe titujt ekzekutiv.
Ne ambientet e Studios Ligjore “Kushe” ushtrohet dhe aktiviteti Noterise, perfaqesuar nga Notere Joana M. Kushe, e cila ka ushtruar profesionin e Avokates, rreth 7 vjet prane kesaj Studioje, per konfliktet civile dhe administrative. Eshte njohese e legjislacionit civil, administrativ, tregetar dhe familjar, zoteron shume mire gjuhen Angleze dhe Italiane.